Dalin rezultatet e 429 mostrave për COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 494 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë  213 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 6.680 në të gjithë vendin. Gjithashtu gjatë këtyre orëve janë shëruar 109 raste si dhe kanë vdekur gjashtë persona të infektuar me virusin corona.