Vizita e nxënësve në Policinë e Kosovës. Foto: Kallxo.com

Fëmijët mësojnë për punët e policisë dhe si të bëhen policë

Nxënës të klasave të ndryshme të shkollës fillore “Meto Bajraktari” në Prishtinë, vizituan sot stacionin policor “Qendra”.

Gumëzhima e fëmijëve dëgjohej brenda gjithë stacionit dhe me entuziazmin e tyre ata dëshironin të dinin gjithçka rreth punëve të policisë.

Nxënësit u pritën në një sallë të madhe ndërsa për ta policia kishte përgatitur dhurata me fletore, stilolapsa e flamuj me emblemën e policisë.

Flamujt e policisë valëviteshin nga nxënësit gjatë gjithë kohës.

Vizita e nxënësve në Policinë e Kosovës. Foto: Kallxo.com

E për te treguar rreth policisë dhe themelimit të saj u përkujdes Ajfete Gjigolli, rreshtere në stacionin policor “Qendra”.

“Na kanë treguar policia disa ngjarje të cilat kanë pasur vështirësi. Kemi mësuar për rregullat në trafik. Na kanë këshilluar që të bëhemi policë dhe si të bëhemi një polic i mirë”, tregon njëra ndër nxënëset e shkollës “Meto Bajraktari”.

Vizita e nxënësve në Policinë e Kosovës. Foto: Kallxo.com

Nxënësit mësuan për njësitet policore dhe funksionon e tyre.

Aktiviteti i sotëm i policisë u shënua në vazhdën e aktiviteteve të tjera të cilat po shënohen për nder të themelimit të 20 vjetorit të Policisë së Kosovës.

Vizita e nxënësve në Policinë e Kosovës. Foto: Kallxo.com