Vullnetarja Riga Raci dhe drejtoresha e OJQ Autizmi Flet, Violeta Hyseni në tregun e fundvitit në Prishtinë. Foto: BIRN

Fëmijët me Autizëm mbledhin fonde me vizatime sezonale

Në një shtëpizë në tregun festiv të përvitshëm në Prishtinë, vullnetarët shesin karta me vizatime nga fëmijët me autizëm për të mbledhur para për një Organizatë joqeveritare që ofron shërbime trajnimi dhe edukative.

Përveç çokollatës së nxehtë, pijeve joalkoolike dhe ëmbëlsirave, një nga shtëpizat në tregun vjetor sezonal në Prishtinë, po shet kartolina me ngjyra të vizatuara nga fëmijët e OJQ-së lokale ‘Autizmi Flet’.

Drejtoresha e OJQ Autizmi Flet, Violeta Hyseni, në tregun e fundvitit në Prishtinë. Foto: BIRN

Kartolinat me imazhet e Santas, drerin, pemët e Krishtlindjeve dhe motive të tjera festive ndihmojnë në mbledhjen e fondeve për fëmijët me autizëm, të cilët po ndihmohen nga Autizmi Flet, qendër trajnimi dhe edukimi e themeluar nga prindërit në janar 2015.

“Kartat bëhen çdo vit nga fëmijët dhe të gjitha fondet shkojnë për organizatën,” tha Riga Raci, 18 vjeç, e cila është vullnetare për të dytin vit.

Vullnetarja Riga Raci dhe drejtoresha e OJQ Autizmi Flet, Violeta Hyseni, në tregun e fundvitit në Prishtinë. Foto: BIRN

Raci tha se “interesi është më i madh për kartolinat sesa për pijet apo çokollatën e nxehtë”, duke shpjeguar se njerëzit “dëshirojnë të ndihmojnë dikë si dhuratë për festën”.

Ideja për të shtuar vizatimet e fëmijëve në karta erdhi nga një vullnetare tjetër, Flaka Jasufi, e cila filloi t’i dizajnonte disa vite më parë.

Çdo kartë me mesazhin “Gezuar Festat e Fundvitit” kushton një euro e pesëdhjetë cent.

Kartat e pikturuara nga fëmijët me mesazhin “Gëzuar Festat e Fundvitit” Foto: BIRN