Fëmijë "të masakruar" gjenden në një lokalitet në Izrael ndërkohë që shfaqen detaje të reja të mizorive të Hamasit

Trupat e banorëve izraelitë dhe militantëve palestinezë shtriheshin jashtë shtëpive të djegura në kibbutz izraelit (lokalitet komunal në Izrael) Kfar Aza të martën, disa ditë pasi Hamasi nisi një sulm të papritur në shkallë të gjerë mbi Izraelin, duke dërguar luftëtarë të armatosur rëndë që derdheshin përtej kufirit nga Gaza dhe të tërbuar nëpër zonat e komuniteteve rurale.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) morën një ekip të CNN dhe media tjera të huaja në lokacion, dhe ata shkuan shtëpi më shtëpi duke mbledhur të vdekurit në çanta trupash dhe duke i ngarkuar në një kamion. Në mesin e të vrarëve në Kfar Aza ishin fëmijë, gra dhe të moshuar, sipas IDF.

Detajet e tmerrshme të sulmeve ndaj komuniteteve kufitare sapo kanë filluar të dalin në dritë. Kfar Aza është një nga disa lokalitetet, enklavat e vogla bujqësore, që pësuan pjesën më të madhe të sulmit tokësor të Hamasit të shtunën.

Militantët e Hamasit kanë kryer një “masakër” në Kfar Aza gjatë sulmeve të tyre gjatë fundjavës, në të cilën gra, fëmijë, të vegjël dhe të moshuar u “mbytën brutalisht në një mënyrë veprimi të ISIS”, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë për CNN të martën.

IDF tha se nuk mund ta konfirmojë numrin e njerëzve të vrarë atje dhe nuk do të hyjë në detaje se si u vranë njerëzit.

“Nuk kam parë asnjëherë diçka të tillë në karrierën time, kurrë në 40 vjet shërbim, diçka që nuk e kisha imagjinuar kurrë,” thotë gjeneralmajor Itai Veruv për CNN të martën, vetëm disa orë pasi trupat izraelite siguruan lokalitetin Kfar Aza nga Militantët e Hamasit.

Veruv thotë se ushtarët e tij kaluan “rreth 48 orë” duke luftuar me terroristët në rrugë dhe në komunitetet fqinje. Ai thotë se ka filluar të luftojë kundër militantëve në Moshav (komunitetin) Yakhini të shtunën, duke lëvizur më pas “nga beteja në betejë”, në rrugën për në Sderot, përpara se të arrinte në lokalitetin Be’eri të hënën në mbrëmje.

“Pashë qindra terroristë me armatim të plotë, me pajisje të plota, me të gjitha pajisjet dhe të gjitha aftësitë për ta bërë një masakër, teksa shkonin nga apartamenti në apartament, nga dhoma në dhomë dhe vrisnin foshnjat, nënat, baballarët në dhomat e tyre të gjumit,” thotë Veruv. /CNN

Përgatiti: Nuhi Shala