Faton Fetahu: Albin Kurtit mund t’i ndalohet kandidatura për kryeministër

Këshilltari i grupit parlamentar të PDK-së, Faton Fetahu, thotë se në rast së një parti politike e çon në Kushtetuese dekretin e presidentit për nominimin e Albin Kurtit për kryeministër, Gjykata Kushtetuese do t’i përdorë të njëjtat parime.

“Unë jam i bindur që nesër nëse z.Kurti kandidon për kryeministër e që mund ta bëjë një të tillë dhe në rast se një parti do ta ngre çështjen e dekretimit të tij, Gjykata Kushtuese do të thotë cilat janë kualifikimet që duhet t’i plotësojë një kryeministër jashtë deputetëve. Përshtatshmëritë duhet t’i plotësojë të njëjta si për kryeministër si për deputet. Unë jam thellë i bindur për këtë që nëse ngritet në Gjykatën Kushtetuese!”, tha Faton Fetahu në “Kallxo Pernime”.

Gjykata Kushtetuese e ka publikuar vendimin e plotë duke shpallur përfundimisht Qeverinë Hoti si antikushtetuese.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka shpërndarë sonte Kuvendin dhe ka caktuar datën 14 shkurt për zgjedhjet e parakohshme.