Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Fatmir Sejdiu dhe bashkëshortja e tij, shërohen nga COVID-19

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe bashkëshortja e tij janë shëruar nga COVID-19.

Sejdiu përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se ai dhe bashkëshortja e tij sot janë liruar nga Klinika Infektive.

Me këtë rast dëshirojmë të falenderojmë ekipet e mjekëve dhe gjithë personelin tjetër shëndetësor të cilët nën udhëheqjen e Prof. Dr. Sali Ahmetit, në repartin e të cilit ishim, u angazhuan me gjithë mundësitë e tyre prej ekspertësh të fushës për të ndihmuar shërimin tonë. Dhe ia kanë dalë”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.