Foto: REL/Reuters

Familjet në Gaza po vendosin byzylykë për indentifikim, që të mos përfundojnë në varreza masive

Banorët tregojnë që pasi ka shumë trupa të palestinezëve në Gaza, po i varrosin të vdekurit e paidentifikuar me një numër në vend të emrit të tyre. Tash disa familje po përdorin byzylykë me shpresën që nëse vriten të gjinden nga të afërmit e tyre.

Familja El-Daba është përpjekur ta zvogëlojë rrezikun për t’u goditur prej bombardimeve të rënda izraelite në Gazë. Izraeli i nisi sulmet ajrore pasi grupi luftarak i Hamasit i sulmoi qytetet izraelite më 7 tetor, me një sulm që vrau 1400 njerëz dhe po ashtu morën edhe të tjerë peng.

Ali El-Daba, 40 vjeçar, tregon se i ka parë trupat të copëtuar nga bombardimet dhe nuk mund t’i njihte se kush ishin.

Ai tregoi se ishin ndarë me familjen e tij në mënyrë që mos të vdesin të gjithë në të njëjtin sulm. Ai thotë se gruaja e tij Lina, 42 vjeçare, mori dy prej djemve dhe vajzat e tyre në qytetin e Gazës që gjendet në veri, ndërsa ai vetë u zhvendos në Khan Younis në jug së bashku me tre fëmijët e tjerë.

El-Daba tha se po përgatitej për më të keqën. Ai bleu disa byzylykë me ngjyrë të kaltër për anëtarët e familjes së tij dhe ia vendosi rreth të dy kyçeve. “Nëse diçka ndodhë” ai tha “në këtë mënyrë do të jem në gjendje t’i identifikoj ata”.

Gjithashtu edhe palestinezët e tjerë po blejnë ose po i bëjnë vetë byzylykë për fëmijët e tyre ose po ia shkruajnë emrat e tyre në krahë.

Varrezat masive

Varrosjet masive janë autorizuar prej myslimanëve vendas. Para varrimit, mjekët po i bëjnë fotografi dhe po marrin mostra gjaku nga të vdekurit dhe pastaj i vendosin numra.

Ushtria izraelite u ka thënë njerëzve të largohen nga veriu i territorit të Gazës, që është një nga vendet më të dendura me popullsi në botë, dhe të shkojnë në jug, sepse jugu është më i sigurt. Por sulmet ajrore kanë goditur tërë territorin që sundohet nga Hamasi.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se: “IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) i kanë inkurajuar banorët e territorit verior të Gazës, që të shkojnë drejt jugut dhe të mos i’u qëndrojnë afër objektivave terroriste të Hamasit që gjenden brenda qytetit të Gazës”.

“Por, në fund të fundit, Hamasi ka mbetur mes bashkë me popullin civil brenda vijës së territorit të Gazës. Pra nëse shfaqët ndonjë person i Hamasit, Forcat mbrojtëse të Izraelit (IDF) do t’i godasin në mënyrë që t’i pengojnë mundësit e terrorizmit grupor, dhe do të marrë masa paraprake për ta lehtësuar lëndimin e civilëve që nuk janë të përfshirë.

Ushtria Izraelite i rriti bombardimet gjatë natës në jug të Gazës, pas ditë më vdekjeprurëse për palestinezët që nga 7 tetori.

Udhëheqësit botërorë kanë bërë thirrje që t’i ndalojnë luftimet në mënyrë që të hyjnë ndihmat në territoret e rrethuara, të cilët nuk kanë me ujë, ushqim, karburante dhe medikamente.

Gjithsej 756 palestinezë, duke i përfshirë 344 fëmijë, në 24 orët e fundit janë vrarë, tregoi Ministri i Shëndetësisë së Gazës të mërkurën. Që nga 7 tetori, së paku 6,546 palestinezë janë vrarë nga bombardimet e Izraelit, duke përfshirë edhe 2,704 fëmijë./Reuters