Familjet e të pagjeturve, në dhimbje që s’kalon

Më 30 gusht shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur. Kosova vazhdon t’i ketë 1,643 persona, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë që nga vitet 1998-‘99.

Familjarët e personave të pagjetur thonë se kanë humbur shpresën se të afërmit e tyre do të gjinden ndonjëherë. Të vetmen shpresë e kanë te bisedimet politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo temë tashmë është bërë pjesë e dialogut në Bruksel./REL