Familjarët në pritje të eshtrave të viktimave të masakrës së Rezallës që u gjetën në Kizhevak të Serbisë

Familjarë të të zhdukurve kanë dalur sot në pikën kufitare në Merdare për të pritur trupat e viktimave të masakrës se Rezallës, cilët janë gjetur në varrezat masive në Kizhevak të Serbisë.

Qytetarë të shumtë kanë mbajtur në duar fotografitë e familjarëve të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

Në ora 14:00 do të bëj homazhe edhe kryeministri vendit, Albin Kurti.