Familja e Liridona Ademajt : Shpresojmë që institucionet lejojnë që Liridonën ta kthejmë nesër aty ku e ka vendin!

Familja e Liridona Ademajt, e cila dyshohet se u vra me porosi nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ka një thirrje publike për institucionet e Kosovës që trupi i familjares së tyre të prehet në vendlindjen e saj.

Vëllai i të ndjeres, Leonard Ademaj përmes një shkrimi në rrjetin Facebook tha se duan drejtësi pa vonesa e gabime.

Ai po ashtu në emër të familjes shprehu falënderim për ngushëllimet që janë ofruar dhe reagimet e shumta publike.

“Në emër të familjes ju falenderoj për ngushëllimet që na keni ofruar, për reagimet publike të mijëra njerëzve dhe për mbështetjen që na keni dhënë. Liridona ka qenë grua e fortë dhe pozitive, nënë e përkushtuar dhe familjare e dashur. Atë na e morën kriminelët dhe krejt çfarë duam ne është drejtësi. Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet”- ka shkruar Ademaj.

Ai tutje potencoi se shpreson që institucionet do t’i lejojnë që Liridonën ta kthejnë nesër aty ku e ka vendin, në shtëpinë e saj.

Leonard Ademaj-Murseli në një deklarim televiziv rrëfeu për komunikimin që kishte pasur me Naim Murselin, bashkëshortin e Liridona Ademaj-Murselit, i cili po dyshohet se porositi vrasjen e saj.

Liridona Ademaj- Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, derisa aktualisht tre persona janë të dyshuar për përfshirje në vrasje.

Vëllai i Liridona Murselit jep detaje për kontaktin që kishte pasur me Naim Murselin pas vrasjes dhe ditën e varrimit