Falsifikimi i testeve COVID-19, Policia mbyll një laborator në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka legjitimuar katër laboratorë në Ferizaj, ku njërin prej tyre e ka mbyllur për kohë të pacaktuar.

“Në njërin laborator Inspektorati Shëndetësorë ka vërtetuar se një nga testet PCR SARS COV-19 që është lëshuar, rezulton të jetë i falsifikuar dhe ky laborator është mbyllur për kohë të pacaktuar”, është thënë në njoftim.

Në njoftimin e Policisë thuhet se nga Sektori Rajonal i Hetimeve është identifikuar personi që ka lëshuar këtë test.

“Personi me inicialet K.XH. i moshës 40 vjeçare që ishte punëtorë i kësaj poliklinike është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj”, është treguar tutje.

Sipas Policisë ndaj të dyshuarit me vendim të prokurorit është iniciuar rast penal – rastet e posaçme te falsifikimit të dokumentit për procedura të mëtejme hetimore.