EULEX demanton OVL-në e UÇK-së: Nuk e kemi ftuar askënd në objektet tona

Zyra për informim e misionit EULEX përmes një komunikate ka demantuar raportimin e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, lidhur me dorëzimin e pajisjeve të marra nga ana e zyrtarwve tw Zyrws sw Prokurorit të Specializuar gjatë bastisjes më 25 shtator 2020 bërë nw zyrwt e OVL tw UÇK-sw

Sipas EULEX-it raportimet se nuk i kanë dorëzuar pajisjet janë të pavërteta. Në komunikatë thuhet se ata nuk e kanë ftuar askënd në objektet e tyre për të marr pajisje.

“Raportimet e mediave ku pretendohet se EULEX- nuk ia dorëzoi pajisjet e sekuestruara Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së janë të pavërteta. EULEX-i nuk e ka asnjë rol në këtë dhe nuk e ka ftuar askënd në objektet e tij. Siç e ka përmendur edhe avokati Tomë Gashi në një postim të tij në Facebook, zyrat e Prokurorit të Specializuar ndodhen brenda ndërtesës së EULEX-it në Fushë Kosovë”, thuhet në reagimin e EULEX.

Sot gjatë ditës në një konferencë për media Faton Klinaku, sekretar i OVL-së së UÇK-së dhe Tomë Gashi, avokat i këtyre të fundit, deklaruan se nuk u janë kthyer pajisjet e marra nga bastisjet e datës 25 shtator 2020, përkundër se u ishte kërkuar që një person i autorizuar të shkojë t’i marr ato.

OVL-së së UÇK-së nuk i dorëzohen pajisjet e marra nga zyrat e tyre para gjashtë muajve përkundër se ishin informuar t’i marrin sot