Bastisja në zyret e OVLUÇK. Foto: Urim Krasniqi/Kallxo.com

Prokuroria e Hagës nuk e komenton bastisjen në zyrat e OVL UÇK

Zëdhënësi i Prokurorisë së Specializuar, Christopher Bennett nuk ka dashur që të komentojë bastisjen e sotme të njësisë speciale të EULEX-it në zyrat e organizatës së veteraneve të luftës së UÇK-së.

Në një përgjigje për KALLXO.com, Bennett tha shkurt se “nuk duam të komentojmë më tepër”.

Nga kjo bastisje është arrestuar kryetari i OVL –UÇK Hysni Gucati.

Aksioni ka filluar para orës 12:00 dhe është ende duke vazhduar.

Ky aksion vije disa javë pasi zyrtarë të kësaj organizate deklaruan se në zyre te tyre një person anonim po i sjell dosje të Gjykatës Speciale.

Forca shtesë të EULEX-it janë parë të kenë arritur te zyrat e OVL – UÇK një orë pasi një kontingjent i policisë speciale filluan bastisjen në zyrat e kësaj organizate.

Ekipi i KALLXO.com i cili po qëndron në vendin e ngjarjes ka raportuar se përveç policëve janë parë edhe zyrtarë civilë të cilët në duar mbanin pako.

Avokati i OVL-UÇK-së, Tomë Gashi ka thënë për KALLXO.com se zyrtarët policorë nuk kanë paraqitur asnjë urdhër për bastisje në këto zyre.

Drejt këtyre zyrave është duke shkuar edhe Nasim Haradinaj – nënkryetari i OVL – UÇK.

KALLXO.com është duke transmetuar direkt nga vendi i ngjarjes.

LIVE- Policia e EULEX-it bastis zyret e OVL-UÇK

LIVE- Policia e EULEX-it bastis zyret e OVL-UÇK

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 25 septembre 2020