Escobar: SHBA do t’i njohë rezultatet në veri

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë sot se SHBA-ja do t`i njohë rezultatet e zgjedhjeve në veri të Kosovës, pavarësisht bojkotimit të tyre nga Lista Serbe.

Escobar në një deklarim për mediet serbe në Serbi ka thënë se fakti që disa parti politike bojkotojnë zgjedhjet nuk përcakton rezultatet e zgjedhjeve dhe shtoi se SHBA do të njohë rezultatet e zgjedhjeve në çdo rast, pas pyetjes së këtij mediumi se ‘a do të jenë legjitime nëse serbët i bojkotojnë.

Gjithashtu, Escobar u bëri thirrje serbëve që të kthehen në institucionet e Kosovës. Institucionet e Kosovës kanë thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të vendit do të mbahen në përputhje me ligjin, derisa KQZ-ja është duke i bërë përgatitjet. rtklive