Foto: Presidenca e Turqisë

Erdogan pret në takim Kurtin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka pritur me ceremoni shtetërore kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Presidenca e Turqisë ka publikuar pamje nga momentet e pritjes.

Kurti ka udhëtuar drejt Turqisë mbrëmjen e të enjtes, më 30.05.2024.

Sipas një komunikate për media, ai është i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, dhe zëvendëskryeministrja, Emilija Rexhepi.

Në kumtesë është bërë e ditur se kryeministri do të takohet edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.

Më pas, Kurti do të vijojë në Stamboll, ku do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Foto: Presidenca e Turqisë
Foto: Presidenca e Turqisë
Foto: Presidenca e Turqisë
Foto: Presidenca e Turqisë