Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Erden Atiq nga LVV prinë me vota në Mitrovicën Veriore

Në Mitrovicë të Veriut sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka fituar kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Erden Atiq.

Atiq ka marrë 519 vota apo 66.5% të votave.

Kundër kandidati i tij, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Taulant Kelmendi ka marrë 186 vota apo 23.8%, ndërsa Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica ka marrë 75 vota apo 9.6 % të votave.

Sot janë mbajtur zgjedhjet në Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok janë mbyllur.

Mbi 1 mijë e 500 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar sot në katër komunat në veri të Kosovës, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

KQZ shpall rezultatet preliminare për zgjedhjet në veri