Enver Dugolli: Debati është thirrë pas agresionit rus ndaj Ukrainës, jo për TRUST pensional e për pagë minimale

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Dugolli në diskutimin mbi çështjen e sigurisë në vend ngriti disa çështje por nuk e anashkaloi kritikën ndaj deputetit të AAK-së, Bekë Berisha.

Dugolli tha se sipas tij, Berisha i ka përzier temat sepse debati është thirrur pas agresionit rus ndaj Ukrainës e jo për trustin pensional e pagën minimale.

“Deputeti Berisha sikurse i përziu temat për shkak se tema për të cilën është thirrë është pas agresionit rus mbi Ukrainën dhe situata e sigurisë karshi kësaj situate prandaj edhe fjalimi im do të jetë në këtë temë dhe nuk do të lëshohem në TRUST pensional e pagë minimale sepse nuk është temë e debatit të sotshëm”, deklaroi Dugolli.

Ai theksoi se që në ditët e para të agresionit rus ndaj Ukrainës, Kosova u reshtua në anën e popullit ukrainas.

“Që në ditët e para nga agresioni rus mbi Ukrainën, Qeveria e Kosovës dhe populli i saj pa asnjë hezitim u rreshtua në anën e së drejtës dhe popullit të Ukrainës dhe njëkohësisht duke dënuar agresionin rus. Qeveria e Kosovës ishte një ndër të parat që i vuri sanksione Rusisë”, tha Dugolli.

“Vendi ynë mori mirënjohje dhe lëvdata sepse u rreshtuam drejtë duke vendosur pro lirisë dhe kundër agresionit dhe shkatërrimit”, shtoi ai.

Tutje, Dugolli u shpreh se Serbia është i vetmi vend në Ballkan dhe në Evropë nuk i ka vendosur sanksione kundër Rusisë.

“Serbia është aleate e vetme ushtarake e Serbisë në Ballkan dhe i vetmi shtet ballkanik që ka nënshkruar traktatin e partneritetit strategjik me Rusinë, prandaj është edhe i vetmi vend në Ballkan dhe në Evropë që nuk e dënoi agresionin rus dhe nuk vuri sanksione kundër Rusisë”, tha Dugolli.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës po zhvillohet debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

Bekë Berisha: Mos gaboni të largoni veteranët nga paga minimale!