Ende nuk ka lëvizje për largimin e barrikadave në Rudarë (FOTO)

Barrikadat e vendosura në rrugët që të çojnë në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të qëndrojnë aty. Lëvizje për largimin e tyre nuk po shihen në Rudarë, ku edhe po qëndron ekipi i KALLXO.com.

Ndonëse u tha se largimi i barrikadave do të fillojë sot në mëngjes, diçka e tillë nuk është parë ende.

Kamionët e vendosur te vendi i quajtur “Kërrshi i Dudit” në Zveçan janë djegur gjatë natës.

Ndërkaq, Policia e Kosovës njoftoi se përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar dhe se rasti është duke u hetuar.

Barrikadat në Rudarë, Foto: KALLXO.com
Barrikada në Rudarë, Foto: KALLXO.com
Te barrikada në Rudarë, Foto: KALLXO.com