Foto: REL/AFP

Elon Musk ka tentuar t'ia shesë Teslan kompanisë Apple

Kompanitë Apple dhe Tesla mund të jenë shumë shpejt konkurrentë në biznesin e makinave pa shofer, mirëpo kanë mundur të përfundojnë edhe në ekipin e njëjtë.

Duke iu përgjigjur një raporti të agjencisë së lajmeve, Reuters, se gjiganti Apple është duke tentuar të zhvillojë një makinë autonome të pasagjerëve deri më 2024, shefi ekzekutiv i kompanisë Telsa, Elon Musk ka thënë se ka takuar shefin ekzekutiv të kompanisë Apple, Tim Cook, më 2017, në ditët “më të errëta” të kompanisë që drejton, duke i propozuar që Apple të blejë Teslan, që prodhon makina elektrike.

“Ai ka refuzuar që të marrë pjesë në takim”, ka shkruar Musk. Çmimi do të mund të ishte “1/10 e vlerës tonë aktuale”.

Vlera e aksioneve të kompanisë Tesla tani arrin në 640 miliardë dollarë.

“Ditët më të errëta të programit Modeli 3”, duket se është referencë për një periudhë që Musk e ka përshkruar si “ferr të prodhimit” kur një lloj makinë ka pasur probleme serioze dhe kompania nuk ka pasur shumë para.

Musk pati thënë në të kaluarën se kompania e tij ka qenë në prag të falimentimit.

Kompania Apple, në anën tjetër, nuk është deklaruar ende për këtë çështje./REL