Apple lanson serine e re të iPhone 15 dhe orëve të mençura 

Me shpresën se do t’i kënaqë klientët e saj, Apple i zbuloi variantet më të reja të disa prej pajisjeve të saj më të shitura gjatë sezonit të blerjeve të festave shumë të rëndësishme të martën.

Njoftimi i linjës së iPhone 15 dhe orëve inteligjente të përmirësuara në ngjarjen e përvitshme të kompanisë vjen në sfondin e rritjes së shpenzimeve diskrecionale dhe kontrollit të shtuar në Kinë.

Apple kaloi gjithashtu në standardin e karikimit USB-C nga porta Lightning, sipas ligjit evropian, në iPhone-ët e saj më të fundit dhe njoftoi ndryshime miqësore me mjedisin në disa pajisje.

Si më poshtë po japim disa nga detajet e njoftimeve kryesore:

iPhone

Apple lansoi iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus, me ekrane 6.1 inç dhe 6.7 inç, përkatësisht, të ngjashëm me paraardhësit e tyre.

Modelet e nivelit të lartë iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max, me çmim përkatësisht 999 dollarë dhe 1,199 dollarë, tani përdorin titan në vend të çelikut inox për shiritat anësor dhe kanë kufij më të hollë rreth ekranit.

Të gjitha modelet e reja kanë një kamerë kryesore 48 megapikselë, me modelin kryesor Pro Max që ka zmadhim optik 5X dhe aftësi telefoto 3X.

iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus përdorin çipin bionic A16, ndërsa çipi A17 pro do të fuqizojë iPhone 15 Pro dhe iPhone 15.

Kompania Apple ka thënë gjithashtu se bateritë e iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus, të cilat fillojnë respektivisht nga 799 dhe 899 dollarë, janë bërë prej 100% kobalt të ricikluar.

Orët e mençura

Apple prezantoi ëatch Series 9 dhe gjeneratën e dytë të ëatch Ultra, me të njëjtat dimensione si paraardhësit e tyre.

Orët më të fundit përdorin çipin e gjeneratës së ardhshme S9, i aftë për animacione dhe efekte më të mira. Është azhurnimi i parë i procesorit që kur Apple lansoi linjën e Serisë 6 në vitin 2020.

Veçoritë e reja në bord përfshijnë “trokitje e dyfishtë”, një kontroll i ri me gjeste ndaj orës pa e prekur fytyrën e saj, si dhe diktim dhe ndriçim të përmirësuar.

Seria 9 fillon nga 399 dollarë, ndërsa Ultra 2, me 799 dollarë, ka çmim në të njëjtin nivel me modelin bazë të mëparshëm dhe do të jetë i disponueshëm nga 22 shtatori.

Seria 9 është produkti i parë i kompanisë pa karbon, dhe duke filluar nga ky vit 100% do ta fuqizojë të gjithë prodhimin e orëve me energji të pastër, thuhet në njoftimin e bërë nga Apple. Kjo kompani gjithashtu do ta heqë lëkurën nga të gjitha produktet e saj, duke përfshirë shiritat e orëve./Daily Sabah

Përgatiti: Nuhi Shala