Ilustrim

Ekstradohet nga Italia në Shqipëri i dënuari për një vrasje në vitin 2000

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se shtetasi shqiptar, Besnik Lamçja, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje me paramendim është kapur në Itali dhe është ekstraduar për në Shqipëri.

Policia bëri të ditur se Lamçja është i dënuar më 25 vjet burg për veprat penale – vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, – vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim dhe -mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.

Vrasja kishte ndodhur më 27 qershor të vitit 2000. Besnik Lamçja në bashkëpunim me shtetasin E. Ç. kishte vrarë me armë zjarri shtetasin G. U.