ARKIV: Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Ekskluzive - Arrestohet Kërcënuesi i Ambasadës së Finlandës

Policia e Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit ka arrestuar një person, i cili dyshohet për kanosje ndaj ambasadës së Finlandës në Kosovë.

Siç bëjnë të ditur burime të KALLXO.com njësitë e Policisë gjatë një aksioni në fshatin Shkabaj të Prishtinës kanë arritur të arrestojnë personin e dyshuar.

Lajmi për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në orën 6 Policia ka ndërmarrë një operacion për arrestimin e një personi të dyshuar për kanosje. Personi i arrestuar nga Policia është A.R. 33 vjeç me banim në Shkabaj. Rasti I kanosjes është raportuar-hapur në Polici me 16.03.2018”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com

Personi i arrestuar dyshohet se ka kanosur personat zyrtar të ambasadës së Finlandës në Prishtinë.

KALLXO.com do ju mbajë të informuar për detajet tjera rreth këtij aksioni i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi që dyshohet për kanosje ndaj ambasadës finlandeze në Kosovë.