Edi Rama paralajmëron lehtësime të lëvizjes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se nga java e ardhshme do ketë lehtësim të lëvizjes së lirë në disa zona në vend.

“Në një sërë zonash do kemi relaksim javën tjetër sesa në Tiranë dhe në zona me rrisk të lartë. Së pari nuk do hapet transporti në asnjë mënyrë nga një vend në tjetrin për disa ditë dhe javë, që të jemi të qartë. Dhe qarku i Gjirokastrës, Dibrës do kenë më shumë lehtësi në lëvizje, Divjakë, Sarandë, Konispol, Himarë, do kenë liri lëvizje të ndërmjetme, Pogradec, Librazhd po ashtu”, tha Rama në një transmetim të drejtëpërdrejtë në Facebook, raporton Top Channel.

Në Shqipëri deri më tani janë konfirmuar 678 raste me COVID-19.