Edhe në krizën e coronavirusit, tualetet e qendrave mjekësore pa letra e sapun

Pa letër dhe sapun, madje edhe në kushte të këqija higjienike janë momentalisht shumë nga tualetet e qendrave mjekësore nëpër komuna dhe madje edhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Emisioni “Jeta në Kosovë”, këtë të enjte ka transmetuar pamjet e hulumtimit mbi gjendjen higjienike të këtyre qendrave.

Në shumicën e qendrave të vizituara është vërejtur se nuk ka sapun për pastrimin e duarve që është një prej masave më të rekomanduara për mbrojtje nga virusi.

Kosova momentalisht ka vendosur mbylljen e shkollave deri më 27 mars dhe ndalimin e grumbullimeve të ndryshme.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar të coronavirusit në Kosovë.

Më poshtë gjeni pamjet e tualeteve nëpër QKMF dhe në QKUK e poashtu pamjet nga Universitetit i Prishtinës.