Edhe dy raste të reja me coronavirus në Kosovë

Janë konfirmuar edhe 2 raste me virusin COVID-19 në Kosovë. Numri i përgjithshëm i rasteve të infektuar ka arritur në 24.

Lajmin e ka bërë të dituar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Sot me 20.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 77 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy prej tyre janë pozitive”, thuhet në njoftim.

“Të dy rastet pozitive janë raste kontakti, njëra prej tyre, me vendbanim në Suharekë ,e gjinisë femër, 53 vjeçare dhe tjetri me vendbanim në Gjakovë i gjinisë mashkullore i moshës 43 vjeçare”, njoftim IKShPK.

“Nga data 08.02.2020 deri me 20.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 417 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej njëzet e katër raste kanë rezultuar pozitive”, thuhet tutje në njoftim.

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Konfirmohet edhe një rast me coronavirus në Kosovë, numri arrin në 22