COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Edhe 28 viktima nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, në bazë të të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.

Sipas njoftimit, nga 10,321 testime, 920 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sot janë shëruar 1,698 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123,852.

Në total numri i rasteve aktive është 24,484.