E sulmoi fizikisht ish-bashkëshorten në shtëpinë e saj, arrestohet burri nga Vitia

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Viti nën dyshimet se e ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij, më 26.06.2024.

Siç thuhet në raportin policor, i dyshuari i kishte shkuar në shtëpi ish-bashkëshortes derisa ajo kishte urdhër mbrojtës.

“Me 28.06.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur ka shkuar në shtëpinë e viktimës ish-bashkëshortes së tij dhe të njëjtën e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime, ndërsa viktima kishte edhe urdhër mbrojtës”, thuhet në raportin e Policisë.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.