E keni harruar fjalëkalimin e Wi-Fi? Ja si mund ta riktheni përmes androidit tuaj

Sistemi Android 10 ofron një zgjidhje të thjeshtë për të gjithë përdoruesit harrestarë të fjalëkalimeve  Wi-Fi. Ndonëse, përdoruesit e sistemit të vjetër operativ do të duhet të përpiqen diç më shumë.

Për ata përdorues që punojnë me sistemin me Android 10, mund t’i shohin të gjitha fjalëkalimet e ruajtura Wi-Fi në pajisjen tuaj. Mund ta bëni këtë duke shkuar te Settings dhe duke hapur Network & internet. Klikoni në Wi-Fi dhe do të shihni rrjetin tuaj aktual në krye të listës. Zgjidhni atë (ose ndonjë lidhje tjetër të ruajtur) për të parë opsionet e disponueshme.

Aty, zgjidhni butonin Share. Pastaj do t’iu duhet ta verifikoni identitetin tuaj dhe pastaj të shihni fjalëkalimin poshtë kodit QR. Nëse nuk ka fjalëkalim, gjithmonë mund të skanoni kodin QR përmes një pajisjeje tjetër nëse dëshironi ta lidhni atë në rrjet, shpjegon Makeuseof, një webfaqe e cila ofron udhëzime për teknologji moderne.

Nëse jeni duke përdorur sistemin Android 9 ose ndonjë sistem edhe më të vjetër, telefoni juaj nuk e ka atë mundësi, që do të thotë se do të duhet të përdorni metoda të tjera. Për fat të keq – këto metoda kërkojnë një pajisje e cila është Rooted. Arsyeja qëndron në skedarin në të cilin janë ruajtur fjalëkalimet dhe i cili ndodhet në një dosje të mbrojtur në telefona të mençur.

Nëse e keni pajisjen Rooted, shkoni te data/misc/wifi duke përdorur një aplikacion për shikimin e të dhënave që suporton shfletimin root. Atje, hapni skedarin wpa_supplicant.conf ku do të shihni emrin e rrjetit (SSID) dhe fjalëkalimin (PSK).

Përkthyer nga: Nuhi Shala