Foto: Ilustrim

E kanosi me vrasje burrin me të cilin bashkëjetonte, arrestohet e dyshuara

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarën S.H. nga Prizreni pasi ajo dyshohet se e kishte kërcënuar me vrasje burrin me të cilin bashkëjetonte.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në korrik të 2021 por që e dyshuara u ishte shmangur zyrtarëve të hetimeve për të dhënë deklarata.

“Andaj sot, e dyshuara S.H. e lindur në vitin 1981, u ndalua nga hetuesit policorë dhe e njëjta u arrestua për veprën penale të kanosjes dhe dhunës në familje, e njëjta është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.