Ilustrim
Dyshohet se rrahu gruan dhe vajzën, arrestohet një burrë në Istog
08.4.2023 - 11:06
Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Istog nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas dhe vajzës së tij.
Në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 0.84 promilë.
Viktimave u është ofruar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur më 7 prill rreth orës 18:00.