Ilustrim

Dyshohet se kërcënoi policët, një person dërgohet në mbajtje

Një person po dyshohet se ka kërcënuar dhe ka fyer disa zyrtarë policorë. 

Në raportin ditor të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Rahovec deri sa një njësit i policisë ishte vendosur në një pikë statike dhe kishte ndaluar personin. 

I dyshuari sipas policisë po voziste veturën e tij në gjendje të dehur. Ngjarja u regjistrua më 09.02.2024. 

Policia ka njoftuar se deri sa i dyshuari është ndaluar gjatë ndërmarrjes së veprimeve policore, i njëjti ka kërcënuar e fyer zyrtarët polixorë. 

Për rastin është njoftuar edhe prokuroria. Pas intervistimit, është iniciuar rasti si kanosje dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.