Ilustrim

Dyshohet se ia vodhi telefonin nga dora, arrestohet një burrë në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka vjedhur një telefon nga dora e viktimës.

Rasti dyshohet se ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:20 në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.

Policia ka njoftuar se pas marrjes së informatës, të gjitha njësitë e nevojshme policore, janë aktivizuar me shpejtësi dhe kanë nisur punën e tyre në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të personit të dyshuar.

I njëjti është arrestuar pak minuta pas ngjarjes.

“Personi i dyshuar M.H, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – ka njoftuar PK.