Dy të vdekur në një aksident në rrugën Komoran-Carralevë

Një aksident tragjik ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën Komoran-Carralevë.

Tre persona kanë mbetur të lënduar në këtë aksident, ndërsa dy prej tyre nuk u kanë mbijetuar lëndimeve.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre  persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje” – ka thënë zëdhënësja.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.