COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Dy të vdekur dhe 615 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar dy raste të vdekjes si pasojë e infektimit me COVID-19.

Sipas MSh-së, janë konfirmuar 615 raste të reja me COVID-19, nga 1 mijë e 465 testime.

Ndërkaq të shëruar në njoftim thuhet se në 24 orët e fundit janë shëruar 285 pacientë me COVID-19.

Në Kosovë aktualisht janë 5 mijë e 687 raste aktive.

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve, Ministria ka bërë thirrje për respektim të masave dhe vaksinim të qytetarëve.

Në vend ditë më parë është aprovuar doza e katërt e vaksinës kundër COVID-19.