Dy të lënduarit në aksidentin në Suharekë janë jashtë rrezikut për jetë

Një aksident ka ndodhur para pak orësh në Suharekë ku si pasojë ka vdekur një 14-vjeçar dhe dy persona të tjerë janë lënduar.

KALLXO.com ka kontaktuar më zyrtarin për komunikim në Spitalin e Prizrenit, Shafjet Berisha, i cili ka treguar se dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Njëri nga të lënduarit pas marrjes së trajtimit mjekësor është liruar në shtëpi, ndërsa tjetri është ndalur për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë Berisha për KALLXO.com.