Dy raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Rastet janë raportuar në Prishtinë dhe Drenas.

Një burrë në Prishtinë është arrestuar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një grua.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur dje në ora 01:00 pas mesnate.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ka njoftuar Policuia e Kosovës.

Në Drenas një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë dje rreth orës 14:10.

Sipas Policisë viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK.