Bali Muharremaj

Dy policë të infektuar në Suharekë, Bali Muharremaj thotë se pati kontakt me njërin

Në mesin e gjashtë të infektuarve që u konformuan mbrëmë me coronavirus në Komunën e Suharekës, dy prej tyre janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në një prononcim për KALLXO.com ka deklaruar se zyrtarët policorë shënojnë edhe rastet e para në fshatin Bukosh dhe Krushicë.

“Dje janë kry 16 mostra në Komunën e Suharekës, prej tyre kanë rezultuar 6 pozitive. Katër prej tyre janë raste kontakti dhe dy raste përfshin dy fshatra të reja; Bukosh dhe Krushicë që janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës”, tha ai.

Muharremaj bëri të ditur se me njërin zyrtar policor kishte pasur kontakt gjatë një aksioni për shuarjen e zjarrit, por që thotë se ende nuk e dinë se sa kohë saktësisht kanë kaluar që nga ky aksion.

“Unë kam pas dy herë kam marrë pjesë në aksionin për shujtën e zjarreve në të cilën njëri zyrtar policor ka qenë aty. Jam duke shiku me cilën datë ka qenë saktë se a kanë kalu dy javë apo jo, edhe do të dal më një intervistë komplet së qysh ka qenë gjendja. Unë vizitojë vazhdimisht familjet e të të prekurve por cdo herë shkojë i pajisur me masa mbrojtëse dhe mbajmë distancë”, njoftoi ai.

Gjithashtu ai njoftoi se pas këtyre rasteve kanë bërë dezinfektimin e objektit të stacionit policior dhe te të dy shtëpiave të zyrtarëve policor.

Komuna e Suharekës deri më tani ka të konfirmuar 13 raste me COVID-19.