Dy mjekë në Shqipëri shërohen nga Covid-19

Pas infektimit nga coronavirusi dy mjekë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë janë shëruar.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu në “Facebook”.

Kështu, shkon në 8 numri i personelit mjekësor që është shëruar tashmë nga ky virus në Tiranë dhe Durrës.

“COVID-19 edhe 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë shëruar, pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik. Shkon në 8 numri i personelit mjekësor të #shëruar në Tiranë dhe Durrës. Deri tani janë 40 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19”, ka shkruar Manastirliu.

Deri më tani në Shqipëri janë konfirmuar 212 raste me koronavirus, 10 prej tyre kanë vdekur.