Fenerbahçe jep detaje për lëndimin e Vedat Muriqit

Vedat Muriqi pësoi një lëndim në vikend me Fenerbahçen ndaj Kayserisporit në Superligen e Turqisë.

Muriqi nuk do të luaj për Kosovën ndaj Çekisë, sot në mbrëmje prej orës 20:45, dhe të dielën ndaj Anglisë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sulmuesi shtatlartë u grumbullua fillimisht nga Kombëtarja e Kosovës, por pastaj vendosen që mos ta përfshijnë në skuadër për këto dy ndeshje.

Fenerbahçe ka njoftuar e kishin raportuar te Kosova lëndimin e tij pa u grumbulluar ai ende me “Dardanët”.

“Lëndimi i Vedatit u raportua te Kombëtarja pa arritur ende ai. Sidoqoftë, ata donin të shikonin situatën përfundimtare të lojtarit dhe kur panë rezultatin, ata vendosën që lojtari të mos luante”, thuhet në njoftimin e klubit”.