Dy burra rrahin familjaren e tyre në Klinë

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dhunës në familje në Klinë.

Sipas njoftimit, dje rreth orës 09:30, ka arrestuar dy persona të dyshuar, pasi që të njëjtit kanë rrahur një familjare të tyre.

Viktima e këtij rasti është dërguar për tretman mjekësor, dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Nga të dyshuarit janë sekuestruar dy pistoleta, dhe 61 fishekë.

Të njëjtit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.