Driton Hetemi

Driton Hetemi jep dorëheqje nga pozita e anëtarit të bordit të RTK-së

Driton Hetemi do të jetë anëtar i bordit të Radio Televizionit të Kosovës vetëm edhe për pak kohë.

Kjo për faktin, se ai e ka paraqitur dorëheqjen nga kjo pozitë më 24.02.2024.

Sipas Ligjit të RTK-së, anëtarët e bordit duhet ta paraqesin 3 muaj përpara dorëheqjen e tyre.

“Për shkak të intensitetit shumë të lartë të projekteve në punën tjetër, nuk po më del kohë me u marr intensivisht me të dyjat. Kështu që vendosa me u tërheq. Por, sipas ligjit, jam aty edhe pak”- ka thënë Hetemi.

Ai ishte zgjedhur  më 11.10.2023 drejtor i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë me mandat trevjeçar.

Hetemi, kishte deklaruar se ka hequr dorë nga kompensimi mujor finanaciar në RTK dhe nga çdo kompensim tjetër pas zgjedhjes në poziten e drejtor të FKEE.

Ndërsa, nga dhjetori i vitit 2021, ai është anëtar i bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

RTK pas dorëheqjes së Hetemit, ka hapur konkurs për plotësimin e kësaj pozite. Konkursi do të jetë i hapur deri më 15.03.2024.

KALLXO.com në shkurt të 2024, ka dërguar shkresë në Agjencinë Kundër Korrupsionit për të vlerësuar nëse zgjedhja e anëtarit të RTK-së si Drejtor i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë përbënë konflikt interesi.

Aktualisht bordi i RTK-së, duke përfshirë Hetemin ka 7 anëtarë.

‘Ping-pongu’ pozitë-opozitë në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit të RTK-së