Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kuvendi zgjodhi bordin e RTK-së

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur tetë anëtarë të bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Për një pozitë të anëtarit të bordit të RTK-së kanë qenë të propozuar nga komisioni ad hoc dy kandidatë.

Ky komision ka propozuar tetë kandidate gra për katër pozita dhe tetë kandidatë burra për katër pozita të tjera.

Anëtarët e zgjedhur janë: Bekim Sele, Safet Kabashaj, Besnik Boletini, Driton Hetemi, Fatime Lumi Qehaja, Arta Berisha, Albulena Mehmeti dhe Shukrije Rama.

Kurse nga komuniteti serb nuk ka të zgjedhur sepse kanë marrë më pak vota seç duhet dhe është rishpallur konkursi, Nelica Velkoviq dhe Mihajlo Shçepanoviq kanë qenë të propozuar.

Ndërsa sipas shortit, deputetët kanë zgjedhur edhe mandatin e anëtarëve të bordit të RTK-së.

Tre anëtarë që do të jenë me mandat katërvjeçar janë Safet Kabashi, Bekim Sele dhe Driton Hetemi.

Tre anëtarë të bordit të RTK-së që do të kenë mandatin dyvjeçar janë: Besnik Boletini, Shukrije Rama dhe Arta Berisha.

Dhe me mandat trevjeçar janë Albulena Mehmeti dhe Fatime Lumi Qehaja.