Personi i kërkuar për kanosje në Prizren. Foto: Policia e Kosovës

Dorëzohet në Polici i kërkuari për kanosje të familjarit të një prokurori në Prizren

Ende pa u bërë 24-orë prej kur Policia e Kosovës kërkoi ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi, që dyshohet për një rast të kanosjes, i dyshuari është dorëzuar në stacion policor.

Sipas Policisë, kanosja kishte ndodhur më 30 dhjetor 2023 në rrugën “William Walker” në Prizren.

Siç mëson KALLXO.com, në këtë rast është kanosur familjari i një prokurori të Departamentit të Krimeve të Rënda.

Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thënë se i dyshuari është paraqitur në stacion policor dhe ai me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48-orë.

Me autorizim të Prokurorisë së Prizrenit, Policia dje kishte publikuar fotografitë e të dyshuarit.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit që dyshohet se kanosi familjarin e prokurorit