Foto: KALLXO.com

DOKUMENT: Kurti ka kërkuar që seanca për votimin e Qeverisë të mbahet më 3 shkurt

Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, sot ka kërkuar nga Kryesia e Kuvendit që ta caktojë seancën e Kuvendit të Kosovës për votimin e Qeverisë.

KALLXO.com merr vesh nga burimet se Kurti ka kërkuar që seanca e Kuvendit për votimin e Qeverisë të mbahet më 3 shkurt.

Kërkesa e Kurtit vjen pas një varg takimesh me Lidhjen Demokratike të Kosovës për formimin e koalicionit qeverisës.

Në takimin e fundit mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, ku të pranishëm ishin edhe ambasadorët e vendeve të Quint-it, dy liderët e partive që dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 thanë se nuk kanë arritur të përafrojnë qëndrimet për formimin e koalicionit.

Po ashtu, Albin Kurti është takuar sot me përfaqësuesit e partive parlamentare të pakicave.

Isa Mustafa: Ne mund të lidhim marrëveshje në çdo moment nëse Vetëvendosje pranon kushtet tona