Ilustrim

Djali në gjendje të dehur sulmon fizikisht babanë

Dy raste të dhunës familjare janë regjistruar dje në Pejë.

Sipas raportit policor, në një rast, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Ajo ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar, dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kurse rasti tjetër është raportuar nga një burrë ndaj djalit të tij, se në gjendje të dehur e ka sulmuar atë fizikisht dhe ka thyer disa gjëra në shtëpi.

I dyshuari është arrestuar, dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.