Ilustrim: Paris, Foto: KALLXO.com

Disa të plagosur nga një sulm me thikë në Paris

Disa persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë në Paris mëngjesin e sotëm. 

Sipas policisë franceze, një burrë ka plagosur disa njerëz me thikë në stacionin Gare du Nord, një nga stacionet më të ngarkuara të trenit në kryeqytetin francez.

Zyrtarët e atjeshëm thanë se sulmuesi është neutralizuar dhe incidenti ka përfunduar.

Sulmi ndodhi rreth orës 6:40 të mëngjesit me orën lokale brenda stacionit të trenit, raportoi Radio France Bleu.

Gare du Nord është një nga stacionet më të ngarkuara të trenit në Paris, me trena për në Francën veriore, si dhe në Belgjikë, Gjermani, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Autoritetet franceze nuk deklaruan se sa njerëz u plagosën, mirëpo transmetuesi francez BFM TV raportoi se të paktën gjashtë persona janë plagosur, ndërkohë që nuk diheet saktë për motivin e sulmit./DW