Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Disa punëtorë të Postës së Kosovës, ende pa paga

Është data 17 e muajit shtator, ndërsa ka punëtorë brenda Postës së Kosovës të cilët ende nuk kanë pranuar pagën, të cilën si rëndom, do duhej ta merrnin në fillim të muajit.

Në lidhje me shqetësimet e ngritura nga punëtorët e Postës, KALLXO.com ka kërkuar sqarime edhe nga ana e kësaj ndërmarrjeje.

Të njëjtit në disa përgjigje kanë thënë se disa nga pagat janë ekzekutuar, ndërsa për menaxhmentin e Postës së Kosovës pagat do të ekzekutohen ditëve në vijim pa dhënë ndonjë detaj shtesë apo datë të saktë.

“Nëse e keni fjalën për punëtoret, një pjesë e kanë pranuar pagën, po ashtu gjatë ditës së nesërme do të ekzekutohen pagat edhe për pjesën tjetër të punëtorëve, ndërkaq për menaxhmentin gjatë ditëve në vijim”, thuhet në përgjigjen e Postës së Kosovës dhënë për KALLXO.com.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi në lidhje me problemet brenda Postës së Kosovës sa i takon pagave të punëtorëve.

Gjysma e punëtorëve nuk i kanë marrë rrogat e dhjetorit, Posta e Kosovës shpalli konkurs për 35 punëtorë