Zyrtari i Policisë së Kosovës Foto: Naser Fejza/ KALLXO.com

Disa persona hyjnë me forcë në një kishë ortodokse në Mitrovicë, prifti fton policinë

Disa persona të panjohur dyshohen se gjatë ditës së djeshme kanë hyrë me forcë brenda kishës ortodokse serbe në fshatin Suhodoll i Epërm i Mitrovicës së Jugut.

“Ankuesi mashkull shtetas i Serbisë, prift i kishës ortodokse, në adresën e cekur, ka raportuar se persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e kishës” – thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Policia ka njoftuar se ka dal në vendin e ngjarjes dhe se janë duke hetuar rastin.

“Sipas ankuesit nuk mungon asgjë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, për të cilin rast  është informuar edhe prokurori” – thuhet tutje në raport.