Ilustrim

Digjet një veturë në Prishtinë

Një veturë është djegur sot në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton” në ora 07:30.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrrugën”Bill Clinton” në Prishtinë ku është djegur një veturë. Zjarri është lokalizuar”, tha Ahmeti.

Ajo shtoi se nuk ka persona të lënduar dhe me këtë incident zjarri po merren njësitet nga stacioni Jugu në Prishtinë.