Policia e Kosovës

Digjet një shtëpi në Radishevë të Skenderajt, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një pjesë e një shtëpie në Radishevë të Skenderajt është përfshirë nga flaket.

Rasti, sipas forcave të rendit, ndodhi të premten në mbrëmje.

“Ankuesi kosovar ka lajmëruar se është duke iu djegur shtëpia. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Si pasojë e zjarrit është djegur një paradhomë e shtëpisë së bashku me një garazhë në të cilën është djegur një traktor me disa vegla pune. Rasti nën hetime” – thuhet në njoftim.